Milani i beson Jasharit deri në fund të sezonit
Mesfushori Ardon Jashari ka rastin ideal për ta dëshmuar veten te skuadra e Milanit, sidomos pas lëndimit dhe operimit të Luka Modriqit.
Modriq, tashmë ka përfunduar sezonin para kohe dhe vendin e kroatit në mesfushë pritet ta ketë Jashari në katër ndeshjet e fundit në Serie A.
Bëhet e ditur se Jashari do të luajë përkrahë Samuele Riccit në mesfushë, duke u konfirmuar startues deri në fund të këtij sezoni.
Trajneri Massimiliano Allegri ka besim te Jashari, i cili u transferua te Milani me bujë të madhe nga Brugge, ekip që përfitoi gati 40 milionë euro nga shitja e tij.
23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2030 me Milanin, ekip për të cilin këtë sezon ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat.
Katër përballjet e Milanit deri në fund të sezonit, janë me Sassuolon, Atalantan, Genoan dhe Cagliarin.



