Dr. Hasan Gjikokaj do të jetë kandidat për deputet i AAK-së
08 maj 2026
| 18:57
Dr. Hasan Gjikokaj do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Mjek me përvojë, profesionalizëm dhe integritet, dr. Hasan Gjikokaj vjen nga qyteti i Deçanit dhe ushtron detyrën e drejtorit të QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj”, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat dhe interesat e qytetarëve tanë.
Kandidatura e tij është nder dhe krenari për Deçanin, si dhe një vlerë e shtuar për Kuvendin e Republikës së Kosovës.



