Superliga sot me dy ndeshje goxha interesante

10 maj 2026 | 08:32

Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll vjen sot me dy superndeshje.

Llapi e Ferizaj, do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre derisa lufta për mbijetesë sa po bëhet edhe më interesante, kur kanë mbetur vetëm edhe tre javë deri në fund të kampionatit të sivjetmë.

Me fillim nga ora 16:00, skuadra e Tahir Batatinës, do të përballet me Dukagjinin e Klinës, derisa Ferizaj me Malishevën.

Këto ndeshje transmetohen direkt në platformën Artmotion, në kanalet Sport 1 dhe Sport 2.

Derisa tashmë dihet edhe kampioni i këtij edicioni.

Drita me sukses e mbrojti titullin pas fitores 2:0 ndaj Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë nëntë vjet nga votimi i mocionit të…