Kurti kërkon vullnetarë për zgjedhje: Ejani e bëhuni pjesë e fushatës (video)
11 maj 2026
| 15:29
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar “të gjithë” që të bëhen “vullnetarë” për ta ndihmuar partinë e tij, ndërsa po afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
Në një video të publikuar në “Facebook”, Kurti ka thënë se “vullnetarët janë shpirti i Lëvizjes”.
Ai ka ftuar “të gjithë, vajza dhe djem” që t’i bashkohen për siç thënë për t’i “vazhduar” dhe “shtuar punët e mira”.



