Cancelo hyn në histori, bëhet lojtari i parë që fiton kampionatin në katër superligat më të forta evropiane

14 maj 2026 | 13:17

Joao Cancelo ka hyrë në histori të futbollit evropian, pasi është bërë lojtari i parë që fiton tituj kampioni në katër nga pesë ligat më të forta të Evropës.

Mbrojtësi portugez e ka arritur këtë rekord pasi ka fituar La Ligan me FC Barcelona, duke shtuar Spanjën në koleksionin e tij të trofeve.

Klubet me të cilat Cancelo ka fituar tituj kampioni janë:

Juventus FC – Serie A (2018/19)

Manchester City F.C. – Premier League (tri herë)

FC Bayern Munich – Bundesliga (2022/23)

FC Barcelona – La Liga (2025/26)

Përveç këtyre, Cancelo kishte fituar edhe kampionatin portugez me S.L. Benfica në fillimet e karrierës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, nëpërmjet një të…