Tre persona arrestohen në Suharekë për privim të kundërligjshëm nga liria

17 maj 2026 | 09:37

Tre persona janë arrestuar në Duhël të Suharekës nën dyshimin për veprën “privim i kundërligjshëm nga liria”.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 29 prill 2026, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë dhe më pas, pa dëshirën e tyre, i kanë futur në veturë duke i dërguar në një kafiteri.

Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM  NGA LIRIA/ Duhël, Suharekë / 29.04.2026 – 21:32. Më 16.05.2026 janë arrestuar tre të dyshuarit m/k, pasi që me datën e lartcekur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat m/k, më pas pa dëshirën e tyre i kanë futur në veturë dhe dërguar në një kafiteri. Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish ka bërë fushatë duke…