Besa Ismaili përgëzon OVLUÇK-në për maturinë: Pushteti është në panik për humbje votash

17 maj 2026 | 11:15

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se ka përgëzuar OVLUÇK-në, veteranët, pjesëtarët e familjeve emblematike të Drenicës për maturinë dhe qetësinë e tyre gjatë tubimit të tyre me rastin e intervistimit të kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ajo ka thënë se Kosova ka kaluar shumë plagë dhe askush nuk duhet të luajë me emocione kolektive për interesa elektorale apo panik nga humbja e votave.

“Konflikti civil nuk guxon të normalizohet përmes propagandës, frikës apo gjuhës së ndezur politike. Institucionet, partitë dhe mbështetësit e tyre kanë përgjegjësi të ruajnë qetësinë, respektin dhe unitetin qytetar, pavarësisht dallimeve politike. Demokracia nuk fitohet me demonizim të kundërshtarit. Qytetarët tashmë dinë të gjykojnë vetë dhe e kanë kuptuar qartë kush përfaqëson gjuhën e urrejtjes dhe shpifjeve dhe kush përfaqëson maturinë dhe përgjegjësinë publike”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e çmimeve në treg ka reflektuar drejtpërdrejt edhe tek…