Besim Hoxha i PDK-së takon gratë e shoqatës “Lulekuqet e Shahut”: Mbështetja për gratë dhe talentet, prioritet i angazhimit të tij

21 maj 2026 | 10:54

Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hoxha, i cili garon me numrin 77 në zgjedhjet e 7 qershorit, ka zhvilluar një takim me gratë e shoqatës “Lulekuqet e Shahut”, ku u diskutua për rëndësinë e përkrahjes së grave, aktiviteteve shoqërore dhe zhvillimit të talenteve në komunitet.

“Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e takimit me Shoqatën ‘Lulekuqet e Shahut’, ku diskutuam për rëndësinë e përkrahjes së grave, aktiviteteve shoqërore dhe zhvillimit të talenteve në komunitetin tonë.

Bisedat e hapura, mikpritja dhe mbështetja që mora nga pjesëmarrëset ishin një motiv i madh për të vazhduar angazhimin me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Faleminderit për besimin dhe respektin. Bashkë ecim drejt një të ardhmeje më të mirë”, ka deklaruar Hoxha pas takimit.

Kujtojmë se Hoxha vjen nga diaspora dhe është afarist i suksesshëm në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e…