Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës

22 maj 2026 | 14:21

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës.

Haxhiu ka theksuar se Kosova u paraqit me sukses në Turkish WAKO World Cup në Antalya, një nga garat më të mëdha ndërkombëtare të kick box-it, me rreth 3 mijë garues nga mbi 40 shtete.

“Sot, në shenjë vlerësimi institucional, ndava mirënjohje për Federatën e Kickbox-it të Kosovës, për medalistët Art Dulaj, Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti, si dhe për sportistët që përfaqësuan Republikën e Kosovës në këtë garë”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka thënë se Art Dulaj ka fituar medaljen e artë në Full Contact me tri fitore, të tria me nokaut. Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti siguruan medalje të bronzta në Lowkick, pas kualifikimit në gjysmëfinale me rezultat bindës 3:0.

“Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në referim, përmes Albin Musës, pjesë e panelit ndërkombëtar të gjyqtarëve. Mirënjohje edhe për Kryetarin Fatmir Makolli, si dhe për selektorët Nesret Salihaj dhe Ilir Menxhiqi, për drejtimin dhe punën me sportistët tanë”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, nga garuesi te trajneri, nga gjyqtari te federata, ky sukses dëshmon se përfaqësimi dinjitoz i Kosovës ndërtohet me disiplinë, përkushtim dhe punë të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 27-vjetorin e masakrës së Dubravës, kryeministri në detyrë i…