Kandidatja e PDK-së për deputete, Kaltrinë Lohaj: Takim emocional me luftëtarët e lirisë në Anamoravë

25 maj 2026 | 09:15

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 19, Kaltrinë Lohaj, ka falënderuar pjesëmarrësit në një takim në Anamoravë, duke e cilësuar atë si tejet emocional dhe domethënës.

Ajo ka bërë të ditur se bashkë me Vlora Çitaku, Blerta Deliu dhe Përparim Gruda, janë pritur në odën e Ukës “me një pritje madhështore, ashtu siç dinë vetëm odat shqiptare ta bëjnë”.

Lohaj ka theksuar se në takim morën pjesë komandantë, luftëtarë të lirisë, ish të burgosur politikë dhe veprimtarë që, sipas saj, kontribuan në themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Për mua, ky takim ishte shumë emocional, sepse përballë meje qëndronte ajo ndërgjegjja e gjallë e historisë sonë kombëtare – njerëz që meritojnë mirënjohje të përjetshme”, ka shkruar ajo.

Linku i videos: https://www.facebook.com/share/r/1D4rs6KD6D/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në një…