Albana Bytyqi premton angazhim për kushte më të mira për Policinë e Kosovës
Kandidatja për deputete e AAK-së, me numër 6, Albana Bytyqi, ka thënë se Policia e Kosovës meriton më shumë respekt, më shumë mbështetje dhe trajtim dinjitoz.
“Nuk mund të kërkojmë siguri maksimale nga policët tanë, ndërsa ata përballen me mungesë të kushteve bazike dhe vonesa në pagesën e orëve shtesë. Ashtu siç kam ngritur zërin publikisht për kushtet në bazën e Njësive Speciale, edhe në mandatin e Aleancës dhe si deputet do të jem zëri juaj brenda institucioneve”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.
Ajo ka thënë se do të angazhohet si deputete për kushte më të mira pune, trajtim më profesional dhe pagesë të drejtë për çdo orë shërbimi që policët e Kosovës japin për shtetin dhe qytetarët tanë.
“Sepse siguria e shtetit fillon nga dinjiteti i policit”, ka shkruar Albana Bytyqi.



