Limaj pret që elektorati i NISMA-s “ta mbështesë me çdo votë” PDK-në në zgjedhje
25 maj 2026
| 22:34
Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate tha në Pressing të T7 se pret që elektorati i tij “ta mbështesë fuqishëm, me çdo votë” Partinë Demokratike të Kosovës.
Kjo pas marrëveshjes me kreun e kësaj partie, Bedri Hamzën, që NISMA të jetë në anën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Qaj elektorat i yni, kam besuar dhe besoj, dhe pres që elektorati i Nismës në këto zgjedhje, pas vendimit që morrëm, ta mbështetë fuqishëm në çdo votë PDK-në. Nga baza na ka ardhë kërkesa. Nga të dyja anët. Që duhet. E ftoj elektoratin e Nismës, atë elektorat besnik që kemi rrugëtuar që nga fillimi i marrjes sime politike, që të rreshtohemi bashkë. Bashkimi i të dyjave (Nismës dhe PDK-së) do të jenë lajme të mira për Kosovën,” tha Limaj.



