PDK-ja e Prizrenit viziton Bashkësinë Islame me rastin e Kurban Bajramit
Kandidatët për deputetë të PDK-së nga Prizreni, së bashku me asamblistët e Kuvendit Komunal dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani.
“Së bashku me kandidatët për deputetë, asamblistët e Kuvendit Komunal në Prizren dhe kryetarin Shaqir Totaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit, zhvilluam një vizitë në Bashkësinë Islame të Prizrenit. Me këtë rast, uruam të gjithë shqiptarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit, duke iu dëshiruar shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet e tyre”, ka shkruar Hasani.
Nait Hasani garon në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me numrin 42 në listën zgjedhore të PDK-së.



