Kosova synon përmbushjen e 111 reformave për të përfituar 882.6 milionë euro nga BE-ja

28 maj 2026 | 12:40

U mbajt takimi i radhës i Komiteteve Zbatuese për Agjendën e Reformave, në kuadër të mekanizmit të rregullt mujor të koordinimit teknik ndërinstitucional.

Ky format mbledhë 18 institucionet përgjegjëse për zbatimin e 111 hapave të reformave deri në fund të vitit 2027, proces përmes të cilit Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Takimi u fokusua në gjendjen aktuale të zbatimit, identifikimin e sfidave dhe përgatitjen e të gjitha veprimeve që mund të zbatohen në këtë fazë.

Qëllimi është që të gjitha përgatitjet teknike dhe ndërinstitucionale të kryhen me kohë, në mënyrë që afatet e Agjendës së Reformave të përmbushen me sukses dhe Kosova të jetë në pozitë të plotë për të përfituar mbështetjen financiare të paraparë në kuadër të Planit të Rritjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për medie…