A do të jetë KFOR-it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë?, Sveçla: Do bisedojmë me gjithë akterët
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me formimin e xhandarmerisë, duke thënë se lidhur me krijimin e saj, do të bisedohet edhe me akterët e tjerë.
I pyetur se a do të jetë edhe KFOR-it pjesë e grupit punues, ai ka deklaruar se pjesë e këtij grupi, do të jenë përfaqësues nga institucionet e vendit, MPB-ja dhe Policia e Kosovës.
“Pjesë e grupit punues janë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pastaj edhe nga Policia, dhe të gjitha institucionet e tjera që merren me sigurinë. Në vazhdimësi ne do të bisedojmë me të gjithë akterët e tjerë, në mënyrë që, të gjitha idetë, sugjerimet, apo modelet të cilat mund të inkorporohen në kuadër të xhandarmerisë ti kemi parasysh”, ka deklaruar ai në një konferencë për medie me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.



