Spanca: Profesioni i auditimit mbetet kyç për transparencë, përgjegjshmëri dhe qeverisje të mirë

28 maj 2026 | 14:21

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e shoqëruar nga zëvendësauditori i përgjithshëm Bezad Halilaj dhe ndihmësauditori i përgjithshëm Zukë Zuka, mori pjesë në konferencën “25 vjet në Avancimin e Profesionit: Nga themelet drejt transformimit”, organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës (ShKÇAK) me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit.

Në adresimin e saj, ajo vlerësoi kontributin e ShKÇAK-ut në zhvillimin dhe avancimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë, duke theksuar se ky jubile përfaqëson historinë e konsolidimit të një profesioni me rëndësi të veçantë për funksionimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Shtoi se bashkëpunimi me ShKÇAK mbetet partneritet i rëndësishëm profesional dhe institucional, i cili kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe ngritjen e cilësisë së auditimit në sektorin publik.

Duke folur për sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në profesionin e auditimit dhe kontabilitetit, Spanca theksoi rëndësinë e integritetit profesional në kohën e transformimit digjital. “Integriteti është themeli dhe kapitali më i madh i profesionit tonë, sepse pa të raportet humbin vlerën, auditimi humb kredibilitetin dhe institucionet humbin besimin e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Auditorja e Përgjithshme ritheksoi përkushtimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për promovimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe përdorimit të përgjegjshëm të parasë publike, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe zhvillimet bashkëkohore profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës,…