Agim Aliu: 7 qershori, betejë për Kosovën
Agim Aliu në hapjen e fushatës së PDK-së në Ferizaj tha se duhet të mbrohet themeli i Kosovës dhe u bëri thirrje qytetarëve për ndryshim.
Ai e cilësoi nisjen e fushatës si “marsh drejt fitores” dhe tha se 7 qershori është një betejë për Kosovën e bashkuar.
“Mirëserdhët në Ferizajn e punëtorëve e të pamposhtur, shembullit se si PDK qeveris me qytetarët dhe për qytetarët. Po nis sot në Ferizaj marshi ynë drejt fitores, siç e meriton çdo qytetar. Ta bëjmë ndryshimin e madh.
“Në Ferizaj, siç na flet faktueshëm historia zunë fill pafund, nisma për kombin, lirinë e Republikën. Nuk ka se si të jetë ndryshe, shpirti i ferizajasve që mëshirohen me atdhedashurinë. Kjo energji i duhet Kosovës, kjo kronikë i mungon tregimit të sotëm për Kosovën. Në 7 qershor nuk është thjeshtë një garë, jemi përpara betejës për Kosovën, të bashkuar!”, tha Aliu.



