61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, dy të vdekur

29 maj 2026 | 09:37

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2076 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dem i madh është futur me forcë në një…