LVV reagon pas vendimit të Supremes për tubimin në sheshin “Skënderbeu”

29 maj 2026 | 23:12

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar pas vendimit të Supremes, që i lejoi PDK-së tubimin në sheshin “Skënderbeu”.

Në një deklaratë zyrtare, LVV-ja pretendon se kërkesa e PDK-së ishte paraqitur para se të ekzistonte organi që jep leje për tubime. Ndërkaq, VV-ja thotë se Lëvizja e kërkoi lejen ditën kur u konstituua ky organ.

“Logjika e re që po vendoset sot është e thjeshtë dhe e rrezikshme: mjafton të hedhësh një letër diku, para se institucioni të lindë, dhe ajo letër shndërrohet në të drejtë. E drejta e tubimit, e garantuar me Kushtetutë, mund të merret edhe me një kërkesë të bërë në vakuum institucional”  deklaron LVV-ja.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka thënë se…