Limaj i vendos pinin e Hashim Thaçit Artan Behramit në Kuçicë të Drenicës
30 maj 2026
| 15:07
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, është parë shumë i afërt me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një takimi me qytetarë në Kuçicë të Drenicës.
Në një moment simbolik të këtij takimi, Limaj ia vendosi Behramit një pin me fytyrën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe me shkronjat e UÇK-së, gjë që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
Behrami, i cili për një kohë të gjatë ka shërbyer si këshilltar i ish-presidentit Thaçi, ka qenë ndër zërat më aktivë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në thirrjet për bashkim politik.
Ngjarja ndodhi në Kuçicë të Drenicës, ku Limaj dhe Behrami u mirëpritën nga shumë qytetarë dhe simpatizantë gjatë tubimit elektoral.



