Rinia në përkrahje të Besa Ismaili Ahmetit, kandidates së PDK-së me numër 60
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, po merr mbështetje nga rinia për zgjedhjet e 7 qershorit.
“Përshëndetje të veçanta për Rininë Demokratike të Skenderajt! Skenderaj, zemra e Drenicës krenare, bart mbi supe historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë. Drenica ka përjetuar dhimbje të mëdha gjatë luftës, por nga ato plagë ka lindur një brez i ri që nuk harron kurrë rrënjët e veta. Ju, të rinjtë e Skenderajt, jeni dëshmia se kujtimi për heronjtë dhe idealet e lirisë mbetet i gjallë. Duke ruajtur me krenari vlerat dhe idhujt e historisë sonë kombëtare, njëkohësisht po ndërtoni një të ardhme më të ndritur për qytetin tuaj, për Drenicën dhe për Kosovën. Vazhdoni të ecni përpara me guxim, dije dhe përkushtim, sepse e ardhmja ndërtohet nga rinia që e nderon të kaluarën dhe beson në ëndrrat e saj”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti në “Facebook”.



