Rama akuzon qeverinë Kurti se po ia bllokon mbi 80 milionë euro grant për Prishtinën

03 qershor 2026 | 13:57

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka dalë me një sqarim publik në lidhje me propozimin e tarifave për veturat dhe mjetet e tjera që hyjnë në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo çështje është duke u diskutuar, meqenëse sipas tij qeveria Kurti po bllokon projektet qindra milionëshe që do ta kthenin Prishtinën në një qytet evropian.

Ai duke arsyetuar diskutimin për tarifën, ka shpalosur disa shifra.

“Paketa financiare për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit arrinte vlerën prej rreth 206 milionë eurosh. Nga kjo shumë, deri në 40 për qind ishin grant, pra para që nuk do të duhej të ktheheshin kurrë nga qytetarët. Ishin fonde falas, të siguruara për zhvillimin e Prishtinës dhe për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në historinë e qytetit. Megjithatë, këto fonde u bllokuan dhe vazhdojnë të mbahen të bllokuara. Kjo do të thotë se Prishtinës po i mohohet mundësia për të përfituar nga qindra miliona euro investime, përfshirë dhjetëra miliona euro grant që nuk do të krijonin asnjë barrë shtesë për qytetarët dhe qytetarëve të Prishtinës po ju vështërsohet jeta”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ramës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nisjen e Kupës së Botës 2026 që po afrohet…