Nderohet kujtimi i heroit Skënder Rexhepi – komandant Hekuri
03 qershor 2026
| 14:14
Në ditëlindjen e 61-të të heroit të Kombit, Skënder Rexhepi – komandant Hekuri, u vizitua shtëpia-muze e tij në fshatin Mrasor, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se me trimërinë, përkushtimin dhe qëndresën e tij deri në frymën e fundit, komandant Hekuri mbetet simbol i luftës çlirimtare dhe frymëzim për brezat e ardhshëm. “Lavdi e përjetshme heroit të kombit, Skënder Rexhepi – komandant Hekuri!”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.



