Kurti: Magjistralet janë për makina familjare e për turistë, neve na duhen hekurudha për prodhim
03 qershor 2026
| 22:41
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vendit i duhen hekurudha.
Ai në një tubim në Podujevë u shpreh se autoudhët janë për makina familjare e për vizitorë. Ndërkaq, sipas tij, vendit i duhen hekurudha për prodhim.
“Në mandatin e ardhshëm do të përqëndrohemi tek hekurudhat, se autostradat i përfundojmë, por autoudhët, magjistralet janë përgjithësisht për makina individuale familjare, për vizitorë e turistë, për konsumatorë. Hekurudha është infrastruktura e prodhimtarisë, e neve na duhet të prodhojmë sa më shumë”, u shpreh ai.



