Kurti flet për luksin në xhipin e zi: Kur ndodh frenimi i fuqishëm është shumë me rëndësi mos me më dalë gjumi mu

04 qershor 2026 | 10:49

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një intervistë për “Urban Fm”, ka folur për organizimin e gjumit të tij, si dhe trajtimin nga mbrojta e tij e afërt dhe veturat zyrtare. Ai ka thënë se flen shumë herë në makinë dhe se shoferi, nuk duhet të frenoj në atë mënyrë që t’i dal gjumi atij.

Në mungesë të orëve të gjumit gjatë ditës, një herë në javë flej më gjatë, s’po tregoj cilën ditë sepse e marrin vesh kundërshtarët. Janë shumë të vlefshme ato kotjet e shkurtëra në veturë. Po funksionojnë. Ato varen edhe prej frenimit të shoferit i cili për ndryshe i jep shumë gaz makinës. Kur ndodh frenimi i fuqishëm është shumë me rëndësi mos me më dalë gjumi mu.” – tha Kurti.

Ndryshe, Kurti më herët kishte kritikuar politikanët para tij për shfrytëzimin e xhipave e truprojeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria „Elektro System“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 81050100 me…