28-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: Faleminderit për besimin, bashkë drejt fitores dhe ndryshimit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me numër 28, Hajdar Beqa, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, të cilën e cilësoi si një motivim të madh për të vazhduar angazhimin në shërbim të vendit.
Beqa tha se Kosova nuk mund të vazhdojë më me pritje dhe arsyetime, duke theksuar se vendi ka nevojë për një drejtim të ri dhe për vendime që sjellin zhvillim e mirëqenie për qytetarët.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen, besimin dhe energjinë që po na jepni çdo ditë. Kjo përkrahje na jep forcë për të vazhduar rrugëtimin drejt një Kosove më të zhvilluar, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet arsyetime dhe gjashtë vjet mundësi të humbura janë tepër për qytetarët e Kosovës. Vendi ynë nuk pret më. Koha për ndryshim është tani”, ka deklaruar Beqa.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, duke theksuar se vetëm përmes unitetit dhe angazhimit të përbashkët mund të hapet një kapitull i ri i zhvillimit dhe perspektivës për Kosovën.
“Bashkë mund ta bëjmë ndryshimin që Kosova e meriton. Mbështetja juaj është garancia më e madhe për fitore dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka përfunduar Beqa.



