Botërori thyen çdo parashikim: 2 milionë tifozë në stadiume pas 36 ndeshjeve të para

22 qershor 2026 | 11:10

Kupa e Botës 2026 ka tejkaluar çdo parashikim dhe ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura në prag të nisjes së turneut, sa i përket interesimit të tifozëve dhe organizimit.

Pas 36 ndeshjeve të para të zhvilluara, numri i tifozëve që i kanë ndjekur sfidat nga tribunat e stadiumeve ka arritur në shifrën mbresëlënëse prej 2 milionë personash.

Ky interesim i jashtëzakonshëm dëshmon entuziazmin e madh që ka ngjallur Kupa e Botës 2026, duke iu përgjigjur me fakte kritikëve dhe skepticizmit që e kishte shoqëruar turneun para fillimit të tij.

Pjesëmarrja masive e tifozëve në stadiume konfirmon se Botërori po rezulton një sukses i madh në aspektin e audiencës, duke krijuar atmosferë spektakolare dhe duke forcuar statusin e tij si ngjarja më e madhe sportive në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga bukuritë e Kupës së Botës 2026 është fama…