“Sunderland kërkon mbi 30 milionë euro”, zbulohet arsyeja pse po ngec transferimi i Granit Xhakës
Sunderland është duke kërkuar mbi 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit Granit Xhaka, pasi klubi anglez është i pakënaqur me qasjen e Chelseat, i cili ka bërë ofertë zyrtare për shqiptarin.
Xhaka është dëshira e madhe e trajnerit Xabi Alonso, ndërsa lojtari raportohet se ka arritur marrëveshje personale me skuadrën londineze.
Megjithatë, Sunderland ka refuzuar ofertën e parë prej 8 milionë eurosh, ndërsa “talkSPORT” ka shpjeguar se marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë në nivelin më të mirë, duke bërë që marrëveshja të jetë e vështirë për t’u realizuar.
“Sunderlandi po kërkon një çmim që e tejkalon vlerën e 30 milionë eurove për të konsideruar shitjen e Xhakës.
Sunderland është i zemëruar sepse i ka bërë të ditur Chelseat se lojtari nuk është në shitje, por megjithatë Chelsea u rikthye me një ofertë prej 8 milionë eurosh”, thuhet në raportimin e mediumit britanik.
Kësisoj, Sunderland aktualisht po e pengon largimin e Xhakës, të cilin e konsideron një lojtar të rëndësishëm në formacionin bazë edhe për sezonin e ardhshëm.



