Politikani katalanas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, sikurse shumica e Evropës
02 korrik 2026
| 16:22
Politikani katalunas, Oriol Junqueras, i cili drejton partinë “Esquerra Republicana”, në një intervistë për “Descifrandolaguerra”, është shprehur edhe për çështjen e raportit të Spanjës me Kosovën.
Ai ka deklaruar se Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi një gjë të tillë e ka bërë shumica e Evropës.
“Në rastin e Kosovës, sigurisht, sepse ky është vendimi që Evropa në tërësi ka marrë. Ekziston vetëm një shtet që nuk e njeh atë, shteti spanjoll, dhe nuk e bën këtë për shkak të paragjykimeve të tij në lidhje me Katalonjën”, është shprehur ai.
I pyetur për mosnjohjen nga Rumania, Sllovakia e Greqia, ai ka theksuar se shumica e shteteve të BE-së e njohin pavarësinë e Kosovës.



