Plagosi axhën në Miradi, policia kërkon të dyshuarin

16 korrik 2026 | 08:43

Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.

“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”.

Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”.

Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë familjarë mes vete.

Me urdhër të prokurorit kompetent janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.

Lidhur me rastin është iniciuar hetim për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga organet e rendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vana Jerliu Ramadani Jerliu-Ramadani: Pacientët nuk duhet të penalizohen apo…