Deputetja Time Kadrijaj viziton familjen e dëshmorit Arton Qorraj në përvjetorin e rënies së tij
16 korrik 2026
| 12:20
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka vizituar familjen e dëshmorit të kombit, Arton Qorraj, në Carrabreg të Deçanit, me rastin e përvjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kadrijaj ka shprehur respekt dhe mirënjohje për dëshmorin dhe familjen e tij.
“Në Carrabreg, tek familja e dëshmorit të kombit Arton Qorraj. Artoni tash ka pasur përvjetorin e rënies në altarin e lirisë. Lavdi e respekt për familjen Qorraj!”, ka shkruar Kadrijaj.



