I mori fëmijët dhe u largua në Francë pa pëlqimin e ish bashkëshortit, nis hetimi ndaj 30-vjeçares nga Malisheva
Një rast i dyshuar i marrjes së kundërligjshme të fëmijëve është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, pasi një 35-vjeçar nga Malisheva ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se është larguar me fëmijët në Francë pa pëlqimin e tij.
Sinjali mëson se e dyshuara është M.M, 30 vjeçare, ndërsa ankues është ish-bashkëshorti i saj, H. I.. 35 vjeçar.
Sipas burimeve, çifti ndodhet në proces të ndarjes, ndërsa ankuesi ka deklaruar para Policisë se ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët e tyre dhe ishte larguar drejt Francës pa autorizimin e tij.
Ai ka pohuar se, që nga largimi i tyre, nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët, për çka ka kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.
Hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.



