Të pavërtetat historike të z.Dashnor Kaloçi botuar në gazetën Tema në datën 22 korrik 2026
Kristaq Porodini
Nuk jam kompetent të bëj historinë e mardhënieve shqiptare – jugosllave mbas vitit 1945, sepse ato kanë evoluar në vite sipas konjukturave gjeopolitike, por për periudhën mbas vitit 1979 e deri në vitin 1991, mund të them me përgjegjësi se konkluzionet e këtij shkrimi të z.Dashnor Kaloçi janë të pavërteta dhe anti historike.
Po rreshtoj për lexuesin disa fakte të thjeshta, si bashkëkohës e specialist për atë periudhë.
Në vitin 1979,në aparatin e KQ të PPSH u krijua një sektor politik që trajtonte dhe orientonte të gjitha institucionet e shtetit shqiptar për problemet e Kosovës.
Në krye të këtij sektori ishte Ajet Haxhiu(shqiptar i Kosovës i ardhur në Shqipëri në vitin 1948). Sektori drejtohej nga Ramiz Alia.
Ky sektor mbështetej mbi platformën e shkruar me dorë dhe e firmosur nga E.Hoxha.(orgjinali nuk gjendet në arkiv,por ai material ruhet…).
Thelbi i kësaj platforme politike ishte që, të gjitha institucionet e shtetit shqiptar të luftonin për realizimin e objektivit politik “Kosova Republikë”, brenda Federatës Jugosllave.
Në bazë të këtij orientimi politik u realizua ajo hapje e gjerë e shkëmbimeve kulturore, të asambleve,teatrove, pedagogëve universitarë etj, që shërbyen e mbajtën gjallë frymën kombëtare në Kosovë në ato vite.
Ishte po ky orientim politik që dominoi në kërkesën e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë.
Mbi bazën e kësaj platforme, në një farë mënyre, u orientuan edhe organizatat patriotike brënda e jashtë Kosovës, LPK-ja, si dhe UÇK-ja dhe drejtuesit e saj.
Kjo është e vërteta historike.
Çdo gjë tjetër është e qëllimshme për të diziformuar opinionin publik veçanërisht shqipëtarët në Kosovë.
Nëse autori i këtij shkrimi dëshiron të shtojë njohuritë e tij për këtë periudhë, ka akoma gjallë dëshmitarë të së vërtetës.
Tiranë, 22 Korrik 2026!



