Krasniqi për Kurtin: Po i përçan shqiptarët, kryeministër i dështuar

23 korrik 2026 | 14:27

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Dardan Krasniqi, ka deklaruar se mungesa e integritetit politik po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve në Kosovë.

Në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi ka thënë se partitë politike duhet të jenë më transparente.

“Pa integritet politik nuk ka as integritet institucional. Kjo dëshmon që partitë politike në Kosovë vuajnë nga integriteti dhe dinjiteti i atyre që i përfaqësojnë. Integriteti politik është që të jesh transparent, jo këto pazare”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka folur edhe për zhvillimet brenda Aleancës, duke vlerësuar procesin zgjedhor në këtë parti.

Krasniqi ka sqaruar se gjashtë pikat e paraqitura nga AAK-ja nuk kanë të bëjnë me një person të caktuar, por me funksionimin e institucioneve të Kosovës.

“Aleanca ka kaluar në një frymë shumë demokratike, ka pasur garë, ka qenë një garë fer, janë vlerësuar njerëzit”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për përçarje politike dhe për vendime që, sipas tij, kanë dëmtuar kategori të caktuara shoqërore.

“Me dhimbje po e them, për shkak të këtij helmimi të thellë të terrenit politik, sepse të gjithë e dimë se çka ka shkaktuar ky polarizim i madh prej LV-së dhe këtij pushteti. Një kryeministër që ka ndarë shqiptarët dhe po i përçan shqiptarët, ka lënë veteranin e UÇK-së jashtë pagës me marrëveshje me Listën Serbe. Ky kryeministër për mua ka me qenë politikani më i dështuar dhe kryeministri më i dështuar në të gjithë spektrin kombëtar”, ka deklaruar Krasniqi në “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Momente frike për Wanda Narën dhe familjen e saj. Tre…