Tragjike, 19-vjeçari nga Malisheva humb jetën në aksident me motoçikletë

23 korrik 2026 | 17:01

Një 19-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Llazicë të Malishevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se i riu dyshohet se është vetëaksidentuar me motoçikletë.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës, mashkull 19-vjeçar, ishte pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi për “Express”.

Ajo ka shtuar se Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno…