Osmani: Lavdia për policët e rënë në detyrë ta do të jetë e përjetshme
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar policët e rënë në kryerje të detyrës, ndërsa ka falënderuar të gjithë zyrtarët policorë që çdo ditë mbrojnë Republikën me guxim, profesionalizëm dhe besnikëri.
Osmani ka thënë se lavdia për heronjtë e Kosovës do të jetë e përjetshme.
“Në paqe e në sfida, në veri e në jug, në çdo pëllëmbë të Kosovës, Policia jonë është mburoja e sigurisë, e rendit kushtetues dhe e sovranitetit të shtetit. Sot, në Ditën Memoriale kushtuar policëve të rënë në detyrë, përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës së tyre. Afrim Bunjaku, Enver Zymeri dhe të gjithë heronjtë e Policisë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt. Ata zgjodhën detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, prandaj lavdia për ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.



