Kapen pajisje për falsifikim në një automjet me targa të Serbisë

29 korrik 2026 | 10:29

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë u gjetën dhe u sekuestruan prova që dyshohet se lidhen me veprën penale të prodhimit, furnizimit, shitjes, posedimit ose dhënies në shfrytëzim të mjeteve për falsifikim.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të automjetit, të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, në bashkëpunim me njësinë e Krimeve Kibernetike janë sekuestruar disa kartela bankare, një laptop, pajisje të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave bankare, vula të ndryshme, si dhe dëshmi të tjera relevante për hetimet.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dy ditë radhazi, Shoqëria Kulturore Artistike “Zahir Pajaziti” ne…