Kurti nuk pranon pyetje për formimin e institucioneve: S’kam mundësi, kam takim
29 korrik 2026
| 12:26
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të komentojë zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën rreth formimit të institucioneve.
I pyetur nga gazetarët për zhvillimet politike dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e ngërçit institucional, Kurti ka refuzuar të përgjigjet.
“S’kam mundësi, sepse kam takim”, ka thënë shkurt Kurti.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me situatën politike apo mundësinë e një marrëveshjeje për tejkalimin e ngërçit institucional.



