25 vjet nga rënia e Tahir Sinanit, Haradinaj: Ra me armë në dorë që shqiptari të jetojë i lirë

29 korrik 2026 | 13:11

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandantin Tahir Sinani në 25-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e Sinanit, duke thënë se ai dha jetën për lirinë e shqiptarëve.

“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë të frontit, sypatrembur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit!”, ka shkruar Haradinaj.

Tahir Sinani ishte një nga figurat e njohura të luftërave çlirimtare shqiptare dhe ra 25 vjet më parë, duke u përkujtuar ndër vite për kontributin e tij në luftën për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se…