Ramadani: Kosova po përballet me propagandë dhe operacione dezinformuese

29 korrik 2026 | 13:07

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Kosova vazhdimisht po përballet me propagandë dhe operacione dezinformuese e influencuese, të cilat, sipas tij, dëmtojnë imazhin e shtetit dhe qytetarëve të saj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ramadani ka thënë se këto veprime vijnë nga faktorë të ndryshëm të orientuar nga jashtë, me synim pengimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

“Kosova në vazhdimësi po ballafaqohet me propagandë dhe operacione dezinformuese e influencuese në dëm të imazhit të saj shtetëror dhe të qytetarëve të saj. Kjo vjen nga faktorë të ndryshëm, të orientuar nga jashtë, të cilët kanë për qëllim t’i pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është ndër vendet evropiane me pasojat më të rënda…