Alban Krasniqi i kundërpërgjigjet Përparim Ramës

29 korrik 2026 | 16:27

Bashkëshorti i ushtrueses së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i cili është edhe anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, ka vazhduar akuzat ndaj Përparim Ramës, pasi para disa orëve e quajti “vrasës”.

Ai është marrë pak edhe me garën e brendshme të LDK-së, duke folur për delegatë të blerë.

“Çdo neglizhence, mosveprim apo veprim që cenon qytetarët, punëtorët dhe sigurinë e tyre me gjithë paralajmërimet e bëra dhe rastet e përsëritura e bën përgjegjës kryesor Përparim Ramën. Më shumë dënohet ai që urdhëron me letra sesa ai që zbaton. Tash, vazhdo jep urdhëra me degradu qytetin, me bashkëpunu me mafinë e ndërtimit, me ble delegatë, me dhënë leje ndertimi pa kritere, me iu hakmarrë qytetarëve dhe lagjeve ku të jetojnë kundërshtarët politikë, derisa vet jeton i ndarë nga qytetarët në lagje luksoze i lumturuar nën efektin e asaj që ti e din dhe me pretendu që po e jeton parajsën. Jo kryetar, jo! Nëse jo dje dhe sot, nesër do të përgjigjesh para një drejtësie që ka guximin me luftu krimin e me të vendosë para përgjegjësisë. Tash, dil zgërdhiu e viktimizohu, derisa ia ke hap varrin një kryeqyteti që po e vret çdo ditë”, ka shkruar Krasniqi.

E quajti ‘‘vrasës’’, Rama i paralajmëron padi ndaj Krasniqit: Jeni fatkeqësia e vendit, dashakeq dhe të padijshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja mes Alban Krasniqit dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama,…