ALI AHMETI PËRBALLË PYETJEVE TË POPULLIT – PËRGJIGJE PËR KOMBIN, SHTETIN DHE TË ARDHMEN
Udhëheqësi Ali Ahmeti ju drejtohet pjesmarrësve të tubimit të madh popullor në Garanë, flisni lirshëm!
Pasojnë, Pyetje-Përgjigjet dhe Diskutimet nga të pranishmit,
Moderatori,
Mesazheve dhe qëndrimeve të ndara me ne sonte, siç e tha edhe kryetari, tani fjala është për ju.
Lirisht kush ka pyetje për Kryetarin, për Kryetarin e Degës, qoftë edhe për këshilltarët komunalë të cilët janë sonte këtu me ne.
Urdhëroni, zonjë!
Zonja nga publiku (Pjesëmarrëse 1):
Përshëndetje të gjithëve!
Përshëndetje, përshëndetje!
Unë, në vazhdim të fjalës së Kryetarit dhe në respektin tuaj të gjithëve, dua të thëm diçka: “Nga kjo baltë edhe kjo tokë merrni një grusht e shtrydheni fort, po fort, pika gjaku do të kullojë, luftën e madhe tregon, kemi derdhur gjak me okë, prandaj nuk e lëshojmë këtë tokë!”
Kjo është një thirrje dhe një kujtesë që të mos ta harrojmë luftën, mos ta harrojmë gjakun e derdhur, gjakun e dëshmorëve, dhe ta harrojnë maqedonasit që mund të ketë shtet pa shqiptarët!
Prandaj ju lutem: bashkëjetesë dhe respektim të njëri-tjetrit!
Faleminderit!
Moderatori:
Faleminderit për këtë poezi dhe për fjalët e bukura!
Tani tjetër dikush ka diçka të pyesë?
Qëllimi i gjithë këtij takimi është bashkëbisedimi, që ne të marrim edhe mendimet tuaja dhe bashkërisht të vijmë në konkluzione të përbashkëta.
Zotëriu nga publiku (Mërgimtar / Pjesëmarrës 2):
E përshëndes Ali Ahmetin, llLiderin e Bashkimit Demokratik për Integrim.
E falënderoj fshatin Garanë që na e kanë rregulluar Skënderbeun me Fatmir Deharin në krye, në krye me BDI-së.
Ne jemi të falënderues.
Ti je aset kombëtar për ne!
Faleminderit të gjithëve!
Moderatori:
Tjetër dikush?
Kryetar, si duket na i sqarove të gjitha…
Nga publiku (Pjesëmarrës 3):
I nderuar komandant.
Pyetja e parë si pyetja e dytë:A ka zgjedhje? Faleminderit!
Ali Ahmeti:
Kjo është një temë sa e ndjeshme, aq e dhimbshme.
Unë e thashë edhe gjatë fjalës sime, njerëzit e moçëm kur thoshin, martina e jataganat goxha mirë i kemi përdorur.
Po kur ka ardh puna në politikë, të huajt na kanë përçarë, të huajt na përçajnë.
Normal që është, prandaj është vota shqiptare në tre pjesë, nuk mund të fitojë.
Maqedonasit të gjithë bëhen bashkë, shqiptarët duhet të rregullohen që të bëhen.
Unë kam bërë takime, kanë qenë këtu të diasporës, ka pasur përfaqësues të diasporës, i kam takuar, i kam lutur.
Po, po, është e vërtetë.
Pa u vetëdijësu shqiptarët që të mos bëhen pre e ndikimeve të të huajve, nuk kanë sukses e rezultat.
Mirëpo historikisht e keqja na ka ardhur nga brenda.
Që të jem më transparent, më i sinqertë me ju këtu – këtë ua them edhe ndërkombëtarëve, shqiptarët i kanë bërë copa-copa.
E kanë lënë me një Shqipëri vendore 28,700 kilometra katrorë, pjesët më të mira të Shqipërisë ua kanë dhënë grabitqarëve fqinjë – një pjesë Greqia, pjesën më të madhe Jugosllavia, tokat më të mira, Rrafshin e Dukagjinit, Rrafshin e Kosovës, Rrafshin e Vardarit, Rrafshin e Pollogut, Rrafshin e Pellagonisë…
Dhe kanë lënë një Shqipëri po hipje në majë të Korabit me një shkop të gjatë bie në Gjirin e Lalzit në Adriatik.
Si ka ardhur kjo e keqe?
Kjo e keqe ka ardhur sepse në Londër shtatë delegacione shkojnë për pavarësinë e Shqipërisë.
Një delegacion ka qenë për të ruajtur integritetin territorial – Ismail Qemali që e ka udhëhequr edhe Isa Boletini.
Të tjerët – Esat Pasha, Myfti Bej Libohova – krejt kanë qenë për çifligjet e veta, Shqipërinë çiflig, njëri Durrësin, tjetri…
Dhe kështu nuk bëhet as Kërçova.
Kështu që patjetër të jemi të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, sepse jemi shumicë, ne nuk e kërkojmë atë që s’na takon.
63% shqiptarët janë si komunitet në Kërçovë, 30% apo 25% – mos më kapni për fjalë – janë maqedonasit dhe të tjerët turq e romë.
Dhe legjitimiteti është në anën tonë.
Mirëpo kur ka ndërhyrje, rekrutime prej anësh, ndodh kjo që u dëshmua.
Mua më vjen keq për dëshpërimin e madh që keni përjetuar, që e përjetuam bashkë, e përjetuam!
Por kohën e kemi përpara, kohën e kemi përpara.
Lereni pas krahëve këtë që ka ndodh.
Dy vjet e gjysmë, tre vjet do të kemi zgjedhje – mobilizim i fortë të gjithë, unik së bashku, e kthejmë në vend dinjitetin tonë!
Pyetje nga një mërgimtar (përmes Moderatorit):
Kryetar, kam edhe një pyetje.
Pyetja është shumë interesante,
Nëse pala maqedonase insiston ta heqë Badenterin si pengesë të fundit për anashkalimin e shqiptarëve, si do ta mbrojmë?
Ali Ahmeti:
Sa i takon çështjes së Badenterit, ajo është kategori kushtetuese.
Gjuha, Badenteri, përfaqësimi i drejtë do të thotë se janë kategori kushtetuese.
Çka nga këto shtylla që të preket është rrënim i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit, dhe kjo nuk do të ndodhë!
Nuk do të ndodhë të rrënohet Marrëveshja e Ohrit, sepse ky vend nuk ka nevojë të kthehet pas 26 vjetësh!
Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje ndërkombëtare.
Ne i kemi besuar Amerikës, i kemi besuar NATO-s, i kemi besuar Evropës, ata kanë qenë ndërmjetësues, me ata jemi dakorduar dhe kemi hedhur firmën.
Unë kam hedhur firmën si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në emër të Ushtrisë së Maqedonisë, Trajkovski e ka hedhur firmën, dhe firmën politikanët e kanë hedhur në Ohër – realisht në Shkup, sepse ndodhi diçka dhe iku delegacioni nga Ohri, u instaluan në Shkup.
Po ajo është Marrëveshja e Ohrit, sepse në Ohër është arritur, dhe Marrëveshja e Ohrit është e pacenueshme.
Çdokush që tenton ta prekë, ta gërryejë atë marrëveshje, nuk i bën mirë shëndetit as të shtetit, as të rajonit.
Shqiptarët këtu nuk janë një minoritet i dyndur apo i ardhur, janë autoktonë dhe janë zot në tokën e tyre!
Kështu që çdokush duhet të mbajë llogari për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe ardhmërinë e këtij vendi.
Nuk na takon vetëm neve të jemi kujdestarë të paqes.
Dhe për hir të paqes ne të ngrihemi tash, që të na duan maqedonasit, të heqin flamurin, të përbaltet flamuri, të rrënohet Skënderbeu, të rrënohet universiteti, të rrënohen të arriturat tona, të shkelim gjuhën…
Këtë mos e presë kërkush!
Sepse po u prekën të arriturat e shqiptarëve, nuk është legjendë as nuk është përrallë amaneti i të parëve tanë, që heronjtë nga varret e tyre do të ngrihen po u prekën këto vlera të shenjta të kombit tonë.
Moderatori:
Faleminderit, Kryetar!
Besoj se ai që e bëri pyetjen duhet të jetë i kënaqur me përgjigjen.
I riu nga publiku (Pjesëmarrës 4):
Përshëndetje Komandant, përshëndetje të gjithë të pranishmit!
Desha të bëj një pyetje për mërgimtarët:
Çfarë duhet të marrin për bazë institucionet shtetërore që të rinjtë të vazhdojnë jetën e tyre këtu në vendlindje dhe mos të largohen jashtë vendit?
Faleminderit!
Ali Ahmeti:
Faleminderit!
A Ti do të jesh ushtari im!
Për çfarë përpiqemi ne?
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është shpëtim për ne, shfrytëzohen fonde për përmirësim të infrastrukturës, shfrytëzohen fonde për avancim të bizneseve private, shfrytëzohen fonde për specializime të kuadrove të ndryshme të të gjitha fushave.
Ka ekonomi më të përparuar, më të lëvizshme, sepse ti tani graviton në një bashkësi prej 500 milionësh dhe një treg prej 500 milionësh.
Aktualisht ne jemi të kufizuar, do të thotë kufijtë tanë janë Kumanovë, Gjevgjeli, Qafë Thanë edhe në Han të Elezit – kaq janë!
Me kalë brenda ditës e kalon, jo më me makinë.
Kështuqë unë nuk mundem tash, i dashur ushtari im i vogël, të thëm sepse kollaj është për të bërë patriotizëm, Po, të gjithë të kthehen këtu!
Se të gjithë të kthehen këtu, njerëzit duan dy vakte bukë.
Kthimi i diasporës është agjendë që duhet përpunuar.
Po si?
Për shembull, në Zvicër unë kam biseduar me ambasadorin zviceran, kam biseduar me ambasadorin e Amerikës, të Gjermanisë, të Austrisë…
Njerëzit tanë që kanë kapitale andej janë njerëz që kanë krijuar pasuri me djersën e vet.
Shtetet ku jetojnë u japin kredi për të ngritur një fabrikë në vendet e tyre, domethënë ndihmohen shtetet, dhe kanë program – sidomos Zvicra – për t’i ndihmuar këta njerëz, mirëpo me projekt të kapshëm, të realizueshëm dhe me garanci edhe të shtetit këtu që nuk do të ketë vështirësi, qofshin ato ligjore, qofshin ato izoluese.
Kështuqë një projekt të tillë dhe një platformë të tillë ne e kemi fort mirë të përpunuar.
Jo rastësisht kemi zgjedhur sekretar, për shembull, për diasporën.
Mbrëmë kishim një takim me Kryetarin e Degës dhe përfaqësuesin tim në Amerikë.
Mbas shtatë-tetë orësh këta do të jenë në Zvicër, do të vijnë, do të jeni bashkë të gjithë ju që keni punuar bashkë me ne për të hartuar strategji se si do t’i shpërblehet atdheut, vendlindjes këtej.
Qoftë ndërmarrje politike, qoftë ndërmarrje ekonomike.
Domethënë kjo temë nuk është temë as folklorike, as nostalgjike, është temë që duhet përpunuar mirë bashkë në diskutime me mërgatën se si mund t’i jetësojmë dhe materializojmë kthimin e tyre.
Njerëz, duhet bërë plan të mos largohen, ky duhet të jetë projekti më i fortë, e tani se si të kthehen.
Faleminderit!
Leonit Emini (Pjesëmarrës 5):
Më quajnë Leonit Emini, jam lindur në Zvicër edhe kam një pyetje për zotërinë Ahmeti.
Pyetja është: BDI-ja a po lufton për bashkim kombëtar të shqiptarëve apo për bashkimin Evropian të Maqedonisë?
Ali Ahmeti:
Mendoj, pyetja ishte, BDI-ja lufton për bashkim kombëtar me Shqipërinë apo për bashkim në Bashkimin Evropian?
Leonit…
Në vitin 2001 m’u propozua nga Kryeministri i asaj kohe dhe Kryetari i Kuvendit – Kryeministër ishte Ljupço Georgievski dhe Kryetar i Kuvendit ishte Stojan Andov.
Në dokument propozohej një takim mes meje dhe Ljupço Georgievskit për ndarjen e Maqedonisë, me qytete, me fshatra, me kufij, të gjitha.
Ai dokument jashtë kufijve të Shqipërisë linte 250 mijë shqiptarë dhe 60 mijë maqedonas në pjesën që mbeteshin në Shqipëri.
Si ishte – Tetova, Gostivari, Oslomeja dhe Zajazi.
Kufijtë ishin… nuk e mban mend, ti i ri je.
Pak më poshtë se tek pompa e benzinës Selmani.
I them Arben Xhaferi të lutem, kjo nuk do të ndodhë.
Unë kisha takuar një delegacion të çamëve në Zagreb, dhe këtë e kam takuar gjatë luftës në Kroaci, këtë delegacionin, dhe pyeta se cilat janë kërkesat e tyre në Strasburg.
Më thanë, Kërkesat tona janë shumë të thjeshta.
Po cilat janë?
Të shkojmë të kthehemi në vendin tonë të të parëve, vetëm të vizitojmë varret, asgjë tjetër.
Unë kam qenë njeri që kam pasur 15 mijë ushtarë të pajisur me të gjitha llojet e armatimit.
Dhe në këtë situatë unë nuk kam vendosur si një komandant i përgjegjshëm që ka 15 mijë forca deri në dhëmbë të armatosura – sa herë doja e merrja Tetovën, sa herë doja e lëshoja – por kam vendosur si një njeri të ndaj dhe të pranoj ofertën, e nesër 260 mijë shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë, ata kanë varre, ata kanë pasuri, ata kanë shtëpi, ata duheshin shpërngulur, të dalin prej Shkupi, prej Kumanove, prej Kërçove…
Nuk do të ishte doktori me ne se andej janë, ku do të shkonin ata?
Mua ju do të më mbanit në krah se po e bëja Shqipërinë, realizoja amanetin; mirëpo kur vinin 260 mijë prej andej, pas tre muajsh ku do i çonim, edhe mua do të më pështynit, ju do të më mbytnit, Çfarë na bëre?
Pse gjykova si njeri?
Secili është i lidhur për prindin. Unë po ju përshkruaj sepse edhe vendimin e kam marrë ashtu, unë babanë tim kur ka vdekur se e kisha parë 10 vjet, edhe sot mendoj që as nuk më ka vdekur; po të gjithë ata që do të shpërnguleshin, a nuk kanë prindër?
Dhe që unë babanë tim do ta merrja se unë isha gjallë, po babanë tim do ta thërriste gjyshi im nga Parajsa, Po, mor bir, ty të morën se ti e ke djalin gjallë, po ju të gjithë fëmijët këtu me mua në varr jeni, s’ka kush më merr mua!
Që do të thotë jam… do e marr edhe gjyshin tim, po gjyshin tim do ta thërrasë babai i vet, stërgjyshi, dhe kjo shkon shkallë pas shkalle…
Dhe unë vendosa që s’ka ndarje, po barazi të plotë të shqiptarëve në tokat e veta dhe të bashkuar në Bashkimin Evropian, t’i hiqen kufijtë me Shqipërinë, t’i hiqen kufijtë me Kosovën, t’i hiqen kufijtë me rajonin!
Kjo është politika jonë dhe nuk jam pishman!
Nëse pushka e trimit e sofra e të xhymertit kurrë s’është ndal…
Ose ka ma burra e ma trima se Ushtria Çlirimtare Kombëtare, le të urdhërojë!
Por zgjidhjen ne kështu e shohim: anëtarësim, bashkim në Bashkimin Evropian!
A e dini sa hasmëri ka pasur mes francezëve edhe gjermanëve?
Vetëm në Alsas-Lorenë janë vrarë 12 mijë fëmijë francezë, dhe sot kufi nuk ka në Alsas-Lorenë, dhe kisha e Strasburgut është kisha e Evropës!
12 mijë fëmijë francezë janë vrarë! Luigji XIV që i mobilizoi…
Ballkanit i duhet pajtimi, Ballkanit i duhet e ardhmja!
Që po ngriheni, po korremi sa të doni, një hakmarrje më shumë s’është një fitore më shumë.
Pajtimi gjermano-francez ndërtoi këtë Evropë të bashkuar që është sot.
Dhe si u bë pajtimi?
U bë pajtimi, iniciativa e parë ishte Korporata e Qymyrit dhe e Çelikut.
Po kjo iniciativë nuk ishte vetëm për të bashkuar korporatat e qymyrgurit dhe të çelikut, po ishte pajtimi mes gjermanëve dhe francezëve.
A e dini ju që nënat gjermane, kur i kanë vënë fëmijët në gjumë, i kanë frikësuar se vjen ushtari suedez?
Suedia ka bërë krime në Hamburg, në veri të Gjermanisë, po sot kufi nuk ka!
Unë thashë: pushka e trimit e sofra e të xhymertit kurrë s’është ndal, mirëpo politika bëhet me kokën e ftohtë akull!
Më realizo të drejtat, ec përpara, bëji shqiptarët me dinjitet, me identitet kombëtar në vendin e tyre!
Ku të gërmosh këtu është tokë jona, o vëlla!
Që këtu varre kemi zbuluar ne të lashtësisë që janë në Garanë…
Këtu ka varre të lashtësisë, këtu janë ato.
Kështu ecet përpara, përfundon bashkëbisedimin historik me garanasit, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Garanë, 23.07. 2026!



