Majko: Serbia mori më shumë se një konsullatë në Shkodër, krahasimi me Bujanocin është më shumë se ironi
30 korrik 2026
| 16:53
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka kritikuar marrëveshjen për hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër dhe të një konsullate shqiptare në Bujanoc.
Majko është shprehur se krahasimi mes Shkodrës dhe Bujanocit është “më shumë se një ironi”, duke theksuar se konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën, ndërsa konsullata serbe në Shkodër ka Malin e Zi në mes.
“Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër! Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!”, ka shkruar Majko në “Facebook”.



