Ramadani: Narko-testi duhet të bëhet, frika për dikënd mund të jetë e madhe
31 korrik 2026
| 09:12
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar edhe njëherë që deputetët të bëjnë narko-testin.
Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është është çështje e sigurisë, e atdhedashurisë, e integritetit dhe pastërtisë.
Sipas tij, frika për dikënd mund të jetë e madhe, por siguria duhet të jetë mbi të gjitha.
Postimi i tij i plotë:
Narko-Testi duhet të bëhet.
Është çështje e sigurisë. Është çështje e atdhedashurisë. Është çështje e integritetit dhe pastërtisë.
Frika mund të jetë e madhe për ndokënd, por siguria duhet të jetë mbi të gjitha.



