Komuna e Gjilanit me donatorë e bëjnë me shtëpi familjen Korça

14 dhjetor 2018 | 18:17

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me donatorin Avni Haziri, pronar i “OrangeNet”, kanë bërë inaugurimin e shtëpisë së re për familjen e Rrahim Korçës, e cila ka shtatë anëtarë të familjes. “Përurimi i shtëpisë bashkon familjen e ndarë për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe sociale. Është shumë vështirë që bashkëshortët me dy fëmijë të jetojnë së bashku, kurse tre të tjerë të ndarë për shkak të mungesës së kulmit mbi kokë. Kjo është një ditë e veçantë për këtë familje dhe për të gjithë ne së bashku”, ka Haziri.

Ai ka falënderuar donatorët me në krye Avni Haziri nga “OrangeNet” dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që sot kjo shtëpi të strehojë edhe një familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Donatori Avni Haziri, pronar i “OrangeNet”, ka falënderuar për bashkëpunim kryetarin Haziri dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij që e kanë ndihmuar deri në përfundimin e kësaj shtëpie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorë, babanë…