Nedim Bajrami drejt Arabisë Saudite

03 gusht 2026 | 13:54

Mesfushori ofensiv, Nedim Bajrami, pritet ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Bajrami pritet të huazohet nga Rangersi i Skocisë te skuadra saudite Al-Taawoun, në një marrëveshje që do ta mbajë 27-vjeçarin atje deri në përfundim të sezonit 2026/27.

Bajrami nuk ishte pjesë e ekipit të Rangersit në ndeshjen hapëse të sezonit të ri ndaj Dundee Unitedit, pasi te skuadra skoceze nuk llogarisin në shërbimet e tij.

Huazimi i Bajramit nga Skocia në Arabinë Saudite pritet të finalizohet dhe zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi pothuajse janë përfunduar të gjitha procedurat.

Bajrami është pjesë e Rangersit që nga viti 2024, kur iu bashkua klubit nga Sassuolo për rreth 4 milionë euro. Megjithatë, sezonin e fundit ai nuk pati hapësirë të madhe, duke luajtur vetëm 519 minuta në të gjitha garat.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka kontratë me skuadrën e Rangersit deri në verën e vitit 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori portugez, Barnardo Silva i kryen me sukses testet mjekësore…