Nedim Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re në Arabinë Saudite (video)

04 gusht 2026 | 11:29

Nedim Bajrami ka nisur një aventurë të re në karrierë, pasi është zyrtarizuar huazimi i tij te skuadra saudite Al Taawoun.

Mesfushori ofensiv i Kombëtares së Shqipërisë, 27-vjeçar, largohet përkohësisht nga Rangers, ku nuk ishte më pjesë e planeve të klubit skocez.

Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes për rreth 2.5 milionë funte.

Al Taawoun ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta prezantuar Bajramin, duke e cilësuar atë si “magjistarin” e ri të skuadrës, për shkak të aftësive teknike dhe kreativitetit të tij në fushë.

Bajrami pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të klubit saudit, ndërsa tashmë do të kërkojë të rikthejë formën dhe vazhdimësinë në një kampionat të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marc-Andre Ter Stegen është zyrtarisht futbollist i Ajaxit. Portieri gjerman…