Berat Gjimshiti transferohet në Arabinë Saudite
05 gusht 2026
| 11:49
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është transferuar te klubi saudit Al Diriyah.
Klubi, i cili sapo është ngjitur në elitën e futbollit saudit, ka paguar 3 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar.
“Al Diriyah ka arritur marrëveshje verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Shifra e transferimit është 3 milionë euro, ndërsa kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 për qendërmbrojtësin, sipas burimeve në Arabinë Saudite”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.
Gjimshiti është kapiten i Kombëtares shqiptare dhe një prej lojtarëve kryesorë të Atalantës në vitet e fundit.



