Barcelona pajtohet me largimin e Ferran Torres te PSG-ja, ia vendos çmimin yllit spanjoll

10 gusht 2026 | 16:26

Barcelona ka vendosur të nisë negociatat me Paris Saint-Germainin për shitjen e mundshme të Ferran Torresit, teksa e ardhmja e sulmuesit spanjoll duket gjithnjë e më larg Camp Nout.

Sipas “Diario Sport”, drejtuesit e Barcelonës kanë përcaktuar edhe çmimin fillestar për Torresin dhe do të kërkojnë të paktën 65 milionë euro për ta lënë të lirë.

Klubi katalunas beson se kjo është vlera e duhur për sulmuesin, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Spanjën në Kupën e Botës 2026.

Barcelona është e vetëdijshme se Torres ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me PSG-në dhe, për këtë arsye, e konsideron largimin e tij si një skenar të mundshëm.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në fund të qershorit të vitit 2027, ndaj klubi dëshiron ta shfrytëzojë këtë moment për të përfituar financiarisht nga shitja e tij.

Megjithatë, PSG nuk është i gatshëm të paguajë 65 milionë euro siç kërkon Barcelona. Klubi francez pritet të paraqesë një ofertë fillestare mjaft serioze, me qëllim që të hapë negociatat dhe të ulë diferencën mes dy palëve.

PSG beson se një ofertë prej rreth 55 milionë eurosh, plus bonuse, mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Barcelonën që ta shesë Torresin.

Torres zhvilloi një sezon të mirë me Barcelonën, duke shënuar 20 gola në të gjitha garat dhe duke dëshmuar se mund të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk është precedent politik për t’u përdorur sipas interesit…