Dërguti: Kosovën e gjeti java pa u.d. presidente, pa kryetare të Kuvendit dhe pa kryeministër në detyrë

10 gusht 2026 | 16:46

Ish-kandidatja për deputete e PDK-së, Aida Dërguti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar situatën institucionale në Kosovë.

Dërguti ka thënë se fillimi i kësaj jave e ka gjetur vendin pa ushtruese detyre të presidentes, pa kryetare të Kuvendit dhe, sipas saj, pa kryeministër në detyrë.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Albin Kurti dhe ministrat e tij po vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet në mënyrë të kundërligjshme.

“Fillimi i javës e gjeti Kosovën pa u.d. president-e, pa kryetar-e Kuvendi, madje edhe pa kryeministër në detyrë. P.S. Nëse i shihni disa deputetë-e duke hyrë e dalë prej këtyre zyreve, e besa edhe prej disa ministrive, dijeni që po e bëjnë në mënyrë të kundërligjshme”, ka shkruar Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut,…